Ndërlidhjet

Kabul: NATO-ja kundërshton KB-në


NATO-ja ka hedhur poshtë raportin e Kombeve të Bashkuara lidhur me numrin e civilëve të vrarë aksidentalisht nga forcat ndërkombëtare dhe afgane gjatë këtij viti.

Sipas raportit të organizatës botërore 200 civilë afganë janë vrarë aksidentalisht nga forcat paqeruajtëse që nga janari i 2008.

I njëjti raport thotë se 300 civilë janë vrarë gjatë të njëjtës periudhë nga talibanët.

Zëdhënësi e NATO-s e cilësoi raportin si "të pavërtetë" dhe "të pabazuar".
XS
SM
MD
LG