Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Tre ditë zie për viktimat e tërmetit


Kina po mban tre ditë zi për viktimat e tërmetit të javës së kaluar. Burimet shtetërore bëjnë të ditur se dhe ceremonitë që lidhen me kalimin e flakës olimpike janë pezulluar për tre ditë.

Numri zyrtar i vdekjeve nga tërmeti është 32 500, por autoritetet presin që numri i viktimave t'i kalojë 50000.

Por operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, duke nxjerrë në sipërfaqje edhe pas një jave nga tërmeti të mbijetuar. Mëngjesin e sotëm dy gra janë nxjerrë gjallë nga rrënojat, ku kishin mbetur për një javë.
XS
SM
MD
LG