Ndërlidhjet

Gjeorgjia arreston 5 ushtarë rusë


Gjeorgjia ka bërë publike xhirime që tregojnë se Rusia ka vendosur armatim të rëndë në rajonin gjeorgjian të Abkazisë. Abkazia me mbështetjen ruse kërkon shkëputjen nga Gjeorgjia.

Dërgimi në Abkazi i armëve të rënda nga ana e Moskës paraqet shkelje të mandatit paqeruajtës të Rusisë në Abkazi.

Gjatë natës të së djelës Gjeorgjia arrestoi pesë ushtarë rusë në kufirin administrativ me Abkazinë. Ushtarët u arrestuan, pasi të pirë kishin krijuar trazira, përfshi dhe plagosjen e një gruaje gjeorgjiane.
XS
SM
MD
LG