Ndërlidhjet

WP: “Stabiliteti” i Putinit


"The Washington Post"

Artikullin në vazhdim për të përditshmen “Washington Post” e ka shkruar Oleg Koszlovsky, udhëheqës i lëvizjes opozitare në Rusi “Mbrojtja”, i cili aktualisht vuan dënimin me dy javë burgim për mosbindje qytetare.


Vladimir Putini e ka cilësuar stabilitetin si një prej arritjeve më të mëdha derisa ishte president i Rusisë, por stabiliteti në Rusi ekziston vetëm në dukje, i mbështetur nga të hyra enorme nga nafta dhe propaganda massive nga mediat e kontrolluara nga qeveria.

Prapa kësaj fasade, ekziston një rritje e pashembullt të korrupsionit, një popullatë që në masë të madhe vuan nga varfëria dhe një makineri e tërë kundërzbulimi vendor dhe burokratik, pushteti i të cilit nuk kontrollohet kurrë.

Stabiliteti i Putinit është stabilitet i kampeve të burgimit që dikur njiheshin si ‘gulagë’, ku rojat gjithnjë sigurohen që të burgosurit e bindur të shpërblehen dhe të dënohen telashexhinjtë potencialë.

Dallimi midis Rusisë së sotme dhe kampeve sovjetike është se shumica e rusëve nuk kanë njohur tjetër lloj qeverie, prandaj edhe nuk janë të vetëdijshëm sa janë të kufizuar.

Në dy vitet e fundit, niveli i represionit në Rusi ka arritur nivelin e ngjashëm me atë të viteve më të rënda gjatë Lutës së Ftohtë. Fushata e ashpër e regjimit dhe gabimet strategjike të liderëve të mëparshëm opozitarë kanë bërë që partitë politike tradicionale të humbin ndikimin që dikur kanë pasur mbi Rusinë.

Iluzionet e vjetra ndërkaq mbi marrjen e pushtetit nga avokatët e demokracisë janë shtypur me të ashtuquajturat zgjedhje parlamentare të dhjetorit. Edhe presidenti aktual i Rusisë, Dmitry Medvedev, është mik të vjetër të Putinit dhe pjesë e sistemit aktual.

Shpresat se Medvedev mund të sigurojë një të ardhme më të hapur janë të gabueshme. Ai është larg nga synimet që të liberalizojë Rusinë dhe e kupton mirë se çdo përpjekje në këtë drejtim për të nënkupton humbje kontrolli; gjë që për pushtetarët e korruptuar të Rusisë do të nënkuptonte një kërcënim fatal.

Rezistenca paqësore e modelit të Mahatma Gandhit apo Martin Luther Kingut është opsioni i fundit në arsenalin e avokatëve pro-demokratikë. Për të qenë të suksesshëm, duhet fillimisht të analizohen gabimet, të punohet bashkërisht në mënyrë efektive dhe të zgjohet shoqëria nga kjo gjendje apatie.

.


XS
SM
MD
LG