Ndërlidhjet

logo-print

Franca ka mbajtur kontakte me Hamasin


Franca konfirmoi se muajin e kaluar ka pasur kontakte me organizatën palestineze Hamas, përkundër refuzimit të Bashkimi Evropian për të zhvilluar bisedime zyrtare përfaqësues të lëvizjes. Komentet u bënë nga ministri i Jashtëm, Bernard Kushner, vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Xhorxh Bush e akuzoi Hamasin se me aktet terroriste po përpiqet të pengojë përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë lëvizjen Hamas si terroriste.
XS
SM
MD
LG