Ndërlidhjet

Birmani: Zi kombëtare për viktimat e ciklonit


Në Birmani sot fillojnë tre ditët e zisë kombëtare për më shumë se 130 mijë të vdekurit apo të zhdukurit nga cikloni Nargis.

Bilanci zyrtar i të vdekurve është rreth 78 mijë, ndërsa 50 mijë besohet se janë zhdukur.

Regjimi i Birmanisë, i përballur me presionin ndërkombëtar për reagim të ngadaltë ndaj katastrofës, raportohet se është dakorduar të lejojë vendet e ASEAN-it që t'i koordinojnë përpjekjet humanitare për t'u ndihmuar qindra mijëra të mbijetuarve.
XS
SM
MD
LG