Ndërlidhjet

logo-print

Venecuela akuzon SHBA për inkursion ajror


Venecuela tha se një aeroplan ushtarak i SHBA-ve ka cënuar hapësirën ajrore të këtij vendi.

Ministri i Mbrojtjes, Gustavo Rangel tha se aeroplani i marinës amerikane u detektua nga mbrojtja ajrore të shtunën në zonën rreth ujdhesës La Orchila.

Zyrtarët amerikanë e cilësuan incidentin si inkursion aksidental dhe thanë se aeroplani po zhvillonte një operacion kundër drogës, kur shkaku i vështirësive të navigimit kishte hyrë në hapësirën ajrore të Venecuelës.
XS
SM
MD
LG