Ndërlidhjet

Tiranë: Fillon konferenca mbi Holokaustin


Ka filluar sot në Tiranë konferenca "Shqipëria, shqiptarët dhe holokausti, një nënçështje brenda kontekstit".

Konferenca po organizohet nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve mbi Holokaustin në Jerusalem nën kujdesin e kryeministrit, Sali Berisha.

Në konferencë nga studiuesit dhe historianët po vlerësohet roli i shqiptarëve në mbrojtje të hebrejve gjatë Holokaustit, kësaj periudhe të errët të historisë së njerëzimit.

Kryeministri Berisha tha se kjo periudhë duhet ndriçuar nga të gjitha anët, ndërkohë që cilësoi si të dënueshme deklaratat e presidentit iranian në mbrojtje të Holokaustit.
XS
SM
MD
LG