Ndërlidhjet

Hungari: Serbia të krijojë qeveri pro evropiane


Një qeveri e nacionalistëve të vijës së ashpër në Serbi do të paraqiste kthim prapa për fqinjët e Serbisë dhe pjesën tjetër të Evropës, tha kryeministri hungarez pas takimit me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç.

Kryeministri hungarez theksoi se Serbia do të ishte shumë më mirë nëse qeveria e re do drejtohej nga forcat që "përfaqësojnë vlera evropiane".

Gjukanoviç nga ana e tij tha se është e rëndësishme që "Serbia të ruajë orientimin demokratik dhe reformat pro evropiane".
XS
SM
MD
LG