Ndërlidhjet

Vazhdon gara Clinton-Obama në dy shtete


Gara për kandidatin presidencial demokrat vazhdon sot mes senatorëve Hillary Clinton dhe Barack Obama, në shtetet Kentaki dhe Oregon.

Obama, në rast të fitoreve të sotme, synon të deklarojë se ka marrë numrin e nevojshëm të delegatëve për të fituar kandidimin e demokratëve.

Nga ana tjetër Hillary Clinton ka thënë se do ta vazhdojë garën në të gjitha shtetet.

Ish senatori Tom Daschle, këshilltar i Obamës, ka kërkuar nga Partia Demokratike që të bashkohet rreth kandidaturës së Obamës.
XS
SM
MD
LG