Ndërlidhjet

SHBA: Pakistani të mos negociojë me Al Kaedan


Zëvendës sekretari i Shtetit, Jogn Negroponte i ka paralajmëruar autoritetet pakistaneze kundër negociatave të mundshme me Al Kaedan dhe militantët talebanë në zonat e Pakistanit përgjatë kufirit me Afganistanin.

Negroponte tha në një seancë dëgjimore në Kongres se SHBA-të shpresojnë që qeveria e Pakistani nuk do të pranojë ndonjë zgjidhje, e cila do t'u mundësonte ekstremistëve që nga territori i administruar nga Pakistani të ndërmarrin ndonjë sulm kundër Pakistanit, Afganistanit, Shteteve të Bashkuara apo pjesëve tjera të botës.
XS
SM
MD
LG