Ndërlidhjet

Barack Obama: Jam shumë pranë nominimit


Barack Obama tha se është "shumë pranë" për të siguruar nominimin e Partisë Demokrate për president të Shteteve të Bashkuara.

Obama i bëri këto komente pasi rezultatet zyrtare treguan se ai humbi nga senatorja Hillary Clinton në shtetin Kentucky, por fitoi me rezultat 58 ndaj 42 në shtetin veriperëndimor Oregon.

Obama u tha simpatizantëve në Iowa se ai beson që e ka fituar shumicën e delegatëve, të cilët do t'i ndihmojnë që formalisht të zgjidhet i nominuar i demokratëve në konventën e gushtit.

"Ne jemi kthyer në Iowa me një shumicë delegatësh të zgjedhur nga populli amerikan, dhe ju na keni sjellë shumë pranë nominimit të demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha Obama.

Më herët, rezultatet treguan se Clinton e mundi Obamën në Kentucky me 65% ndaj 30 %.

I nominuari i demokratëve do të zgjidhet nga delegatët dhe të ashtuquajturit "super-delegatë", të cilët kryesisht janë zyrtarë të lartë të partisë.
XS
SM
MD
LG