Ndërlidhjet

logo-print

Moska kundër misionit EULEX në Kosovë


Rusia e ka dënuar vendosjen e planifikuar të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke e cilësuar si të "paligjshëm".

Vendosja e misionit të njohur si EULEX kërkon rezolutë të veçantë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Moskë, Boris Malakhov.

Misioni duhej të fillojë punën në 15 qershor, por vendosja u shty të hënën për shkak të paqartësive ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG