Ndërlidhjet

Kaidanow ambasadore e SHBA në Kosovë


Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti George Bush do ta emërojë shefen aktuale të misionit amerikan në Prishtinë Tina S. Kaidanow për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Kaidanow ka qenë kryesuese e misionit në tre vitet e kaluara.

Në 8 prill, misioni kaloi në Ambasadë me njohjen zyrtare të Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Kaidanow ka një përvojë të gjatë në ish Jugosllavi. Përveç në Prishtinë, ajo ka shërbyer në ambasadat amerikane në Sarajevë, Shkup dhe Beograd.

Emërimin pritet ta miratojë Senati amerikan.
XS
SM
MD
LG