Ndërlidhjet

Grupet rivale të Libanit arrijnë marrëveshje


Grupet rivale të Libanit sot pritet formalisht të nënshkruajnë një marrëveshje për t'i dhënë fund krizës politike 18 muajshe në vend.

Qeveria, e cila gëzon mbështetjen e Perëndimit, dhe Hezbollahu ranë dakord pas bisedimeve disa ditëshe të ndërmjetësuara nga Liga Arabe në Doha të Katarit.

Bëhet e ditur se marrëveshja parasheh zgjedhjen e presidentit të ri brenda 24 orësh dhe hartimin e ligjit të ri zgjedhor.

Përplasjet mes qeverisë së Libanit dhe Hezbollahut e lanë vendin pa president pothuaj për gjashtë muaj, ndërsa në fillim të majit kulmuan me përleshje vdekjeprurëse në rrugë.
XS
SM
MD
LG