Ndërlidhjet

Kouchner: Dallohemi me Rusinë rreth Kosovës


Pozicionet e Francës dhe Rusisë ende janë të ndryshme rreth çështjes së Kosovës, por më duket se ka një "zhvillim të caktuar", deklaroi në Moskë ministri i Jashtëm francez Bernard Kouchner.

Franca e përshëndet "urtësinë" e politikës ruse ndaj Kosovës dhe veprimin e "kujdesshëm" të saj, tha Kouchner pas takimit me homologun rus, Sergei Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse tha se bisedimet iu kushtuan marrëdhënieve të Rusisë dhe Bashkimit Evropian, meqë Franca do të jetë kryesuese e radhës e BE-së.
XS
SM
MD
LG