Ndërlidhjet

logo-print

Zvicra mbetet në Kosovë deri në 2012


Komisioni për politikat e sigurisë në Parlamentin e Zvicrës ka marrë vendim për vazhdimin e angazhimit të ushtrisë së këtij vendi në Kosovë deri në fillim të vitit 2012.

Siç transmetojnë mediat zvicërane, ky vendim u arsyetua me vlerësimin se "angazhimi ushtarak i Zvicrës është i domosdoshëm për stabilizimin e gjendjes në Kosovë".

Është thënë se angazhimi ushtarak i Zvicrës në Kosovë, që bëhet sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk ka ndryshuar, edhi pasi Kosova ka shpallur pavarësinë.

Zvicra sikur edhe shumë vende të tjera, që nuk janë anëtare të NATO-s në misionin ndërkombëtar në Kosovë, mrr pjesë që nga viti 1999.
XS
SM
MD
LG