Ndërlidhjet

Tadiq kritikon Hagën për Haradinajn


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

"Vendime të tilla zhvlerësojnë reputacionin e Gjykatës së Hagës në sytë e popullsisë dhe vënë në pikëpyetje legjitimitetin e këtij institucioni", tha Tadiq.

Ai ka mirëpritur kërkesën për apelimin e vendimit të pafajësisë për Ramush Haradinajn.

Ai shtoi se me gjithë "zhgënjimin e njerëzve", vendi i tij do bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Këto komente Tadiqi i bëri gjatë një konference rajonale në Bullgari.
XS
SM
MD
LG