Ndërlidhjet

Sofje: Mbyllet takimi me kundërshti rreth Kosovës


Konferenca e udhëheqësve të Ballkanit që u mbajt për tre ditë në Bullgari është shoqëruar me përplasje rreth Kosovës.

Delegacioni i Serbisë, i drejtuar nga presidenti Boris Tadiç është larguar nga salla kur e ka marrë fjalën ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni.

Debate ka pasur dhe për deklaratën përfundimtare. Kompromisi është gjetur duke theksuar se vendet pjesëmarrëse kanë qëndrime të ndryshme rreth pavarësisë së Kosovës.

Presidenti bullgar, Sergei Stanishev nënvizoi se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë për tre ditë ishin të ulur rreth të njëjtës tryezë çfarë nxiti "një frymë të re pajtimi".

"Ka një rëndësi të jashtëzakonshme fakti që mundëm të hartonim një deklaratë të përbashkët", tha Stanishev.
XS
SM
MD
LG