Ndërlidhjet

Manchester United fitoi kundër Chelsea-t


Ekipi Manhester United doli fitues i finales së Ligës së Kampionëve, pas fitores kundër Chelsea-t me rezultat 6:5, pas ekzekutimit të penaltive.

Në kohën e rregullt dhe pas vazhdimit, kjo finale e dy ekipeve angleze përfundoi me rezultat të barabartë, kështu që vendosën penaltitë.

Raportohet se mijëra policë rusë ishin vendosur në stadiumin Luzhniki të Moskës, ku u zhvillua ndeshja, për ta parandaluar dhunën eventuale gjatë këtij takimi, në të cilin ishte i pranishëm edhe miliarderi rus, Roman Abramovich, që është pronar i Chelsea-t.
XS
SM
MD
LG