Ndërlidhjet

Saakashvili thotë se partia tij ka fituar në zgjedhje


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, ka thënë se partia e tij ka arritur fitore në zgjedhjet parlamentare, por opozita është shprehur se autoritetet kanë vjedhur votat.

Zoti Saakashvili ka deklaruar se partia e tij, Lëvizja për Unitet Kombëtar, është afër që t'i fitojë dy të tretat e Parlamentit që ka 150 deputetë.

Sipas rezultateve të pjesshme të Komisionit Qendror Zgjedhor, kjo parti ka fituar më se 62 për qind të votave, në zgjedhjet e djeshme.

Blloku kryesor opozitar është i dyti me 14 për qind.
XS
SM
MD
LG