Ndërlidhjet

SHBA "mbajnë të rezervuar vlerësimin" për marrëveshjen në Pakistan


Shtetet e Bashkuara thonë se "e mbajnë të rezervuar vlerësimin" lidhur me marrëveshjen e re paqësore ndërmjet qeverisë pakistaneze dhe militantëve islamikë pro-talibanë, në Pakistanin veriperëndimor, afër kufirit me Afganistanin.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack, tha se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë që armëpushimi të rezultojë me mundësinë që militantët të jenë të aftë ta shfrytëzojnë Luginën Swat në Pakistan, për të filluar sulme terroriste në Pakistan, Afganistan, në Shtetet e Bashkuara apo diku tjetër.

Sipas marrëveshjes së re, militantët janë pajtuar ta ndalin dhunën, ndërsa Qeveria e re e Pakistanit do t'i lirojë të burgosurit dhe gradualisht do t'i tërheqë trupat nga rajoni.
XS
SM
MD
LG