Ndërlidhjet

Serbi: Nacionalistët afër dakordimit për qeverinë


Blloku nacionalist në Serbi është afër marrëveshjes për qeverinë me socialistët e Millosheviqit, njoftoi agjencia Reuters.

Zyrtarja e lartë e Partisë Radikale, Natasha Jovanoviq, tha se partia e saj dhe ajo e kryeministrit në largim, Vojisllav Koshtunica, janë shumë afër zyrtarizimit të marrëveshjes me socialistët.

"Jemi pajtuar që Koshtunica të nominohet kryeministër", tha ajo pas takimit me presidentin e vendit, Boris Tadiq.

Sipas saj, koalicioni do të kërkojë zyrtarisht mandatin pas nënshkrimit të marrëveshjes, që do të ndodhë "së shpejti".

XS
SM
MD
LG