Ndërlidhjet

Bush: Suksesi në Irak, goditje për Iranin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se suksesi në Irak do t'u tregonte njerëzve të Lindjes së Mesme se demokracia dhe liria mund të lulëzojnë edhe atje.

"Suksesi në Irak do të ishte goditje shkatërrimtare për ambiciet e Iranit për dominim në rajon. Suksesi në Irak gjithashtu do të dërgonte sinjal se Amerika nuk tërhiqet, në përballjet me terrorin. Kjo do të na bënte më të sigurtë edhe këtu në Shtetet e Bashkuara" tha Bush, gjatë një ceremonie ushtarake në Karolinën Veriore.

Ndërkohë, Sekretarja Amerikane e Shtetit Condoleeza Rice tha sot se SHBA-të në mënyrë agresive do të "imponojnë më shumë sanksione ndaj Iranit", derisa ky vend të mos heq dorë nga armët bërthamore.

XS
SM
MD
LG