Ndërlidhjet

OKB: Birmania pranon ndihmat e huaja


Përfaqësues të lartë ushtarakë u pajtuan që të lejojnë "hyrjen" në Birmani të punonjësve humanitarë, për të ndihmuar të mbijetuarit e ciklonit Nargis.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, tha se gjenerali Than Shwe është pajtuar për këtë, gjatë takimit që kanë zhvilluar.

Ban Ki Moon ka filluar vizitën në Birmani në përpjekje për të bindur juntën ushtarake që të lejojë depërtimin e ndihmave për 2.4 milionë të mbijetuar nga cikloni, prej të cilit 134 mijë veta humbën jetën apo konsiderohen të zhdukur.

XS
SM
MD
LG