Ndërlidhjet

OSBE: Zgjedhjet në Gjeorgji të pabarabarta


Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji ishin "të pabarabarta dhe jo komplete", megjithë progresin e shënuar krahasur me zgjedhjet presidenciale në janar.

Shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së, Zhoao Saoresh tha se "problemet dhe shumë punë mbesin", lidhur me procesin zgjedhor në Gjeorgji.

Ai tha se qeveria në mënyrë të njëanshme e ka ndryshuar sistemin zgjedhor, pak para zgjedhjeve dhe kjo nga opozita është konsideruar favorizese për partinë në pushtet.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se është shënuar progres krahasuar me votimet për president.

"Presim rezultatet dhe po shqyrtojmë mundësitë që të punojmë me qeverinë e re, posa ajo të formohet" tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey.
XS
SM
MD
LG