Ndërlidhjet

logo-print

Praga reagon rreth vendimit të Beogradit


Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë ka shprehur keqardhje rreth paralajmërimit të Serbisë për tërheqjen e ambasadorit nga Praga, pasi ky vend ka njohur pavarësinë e Kosovës.

"Do të na vij shumë keq nëse Serbia e ndërmerrë këtë hap, por na është dashur të llogarisim edhe këtë mundësi, pasi Serbia ka vepruar njëjtë me vendet që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës" tha zëdhënësja e kësaj ministrie Zuzana Opletalova.

Çekia e ka njohur pavarësinë e Kosovës të mërkurën, derisa dje Serbia paralajmëroi tërheqjen e ambasadorit.
XS
SM
MD
LG