Ndërlidhjet

Afghanistan: 5 të vrarë nga sulmi vetëvrasës


Një sulmues vetëvrasës ka shkaktuar vdekjen e një fëmije dhe katër ushtarëve afganë në provincën Khost në lindje të Afganistanit.

Sulmuesi e ka hedhur veten në erë afër një konvoji të ushtrisë. Të paktën pesë persona të tjerë u plagosën.

Sulmi i sotëm u përngjan sulmeve të kryera nga kryengritësit talebanë.

Javën e kaluar, raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara tha se rreth 300 njerëz e kanë humbur jetën nga sulmet e kryengritësve në katër muajt e parë të këtij viti.
XS
SM
MD
LG