Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Blerësi i makinës fiton armën gratis


Një shitës automobilash në shtetin federal amerikan Missouri ka zbuluar një mënyrë të pazakonshme për t'i shitur automjetet: ai që blen makinën, fiton gratis një armë apo karburant në vlerë prej 250 dollarë.

Mark Muller, shitës nga qyteti Butler, tha se shitja është katërfishuar që ka filluar ta praktikojë mënyrën e re të tregtisë. Ai tha se në tri ditët e fundit ka shitur më shumë se 30 automjete.

Muller tha se vetëm dy blerës nuk kanë dashur të marrin pistoletën falas.
XS
SM
MD
LG