Ndërlidhjet

Yushchenko: Rusia bën shantazh energjetik


Presidenti i Ukrainës Viktor Yushchenko ka bërë thirrje për diversifikimin e rrugëve të furnizimit me energji jashtë territorit të Rusisë.

Duke folur në samitin për energjinë në Kiev, Yushchenko u bëri thirrje homologëve të tij nga Azerbejxhani, Gjeorgjia, Estonia. Letonia, Lituania dhe Polonia që të mos i dorëzohen "shantazhit energjetik" të Rusisë.

Yushchenko tha se vendi i tij mund të luajë rol më të madh si rrugë furnizuese për naftën e Kaspikut dhe gazin natyror drejt Evropës.

Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili e akuzoi Rusinë se synon monopol energjetik me shtimin e pranisë ruse në dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG