Ndërlidhjet

Siria nuk pranon kushtet e Izraelit


Siria ka hedhur poshtë kërkesën e Izraelit që të shkëpusë lidhjet me Iranin dhe grupet militante arabe, si kusht për një marrëveshje paqe.

Burimet zyrtare siriane thonë se Izraeli nuk mund të vendosë parakushte në prag të bisedimeve.

Vetëm dy ditë më parë shefja e diplomacisë izraelite, Tzipi Livni tha se që të arrihet ndonjë marrëveshje paqeje Siria duhet t'i japë fund mbështetjes për Hamasin dhe Hezbullahun dhe të ndërpresë lidhjet me Iranin.

Bisedimet e fundit paqësore mes Izraelit dhe Sirisë u zhvilluan në vitin 2000. Bisedimet nuk dhanë rezultat për shkak të mosgjetjes së gjuhës së përbashkët për lartësitë Golan.
XS
SM
MD
LG