Ndërlidhjet

Medvedev: Lidhja ruso-kineze, faktor për sigurinë globale


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, sot ka lavdëruar lidhjet ruse me Kinën, duke i vlerësuar ato si faktor kryesor në sigurinë globale.

Ai u tha studentëve në Universitetin e Pekinit se "bashkëpunimi ruso-kinez është shndërruar në faktor të sigurisë globale, pa të cilin vendimet e rëndësishme janë të pamundshme".

Këto komente u bënë një ditë pasi liderët kinezë dhe rusë së bashku kundërshtuan planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e sistemit mbrojtës raketor në Evropë.

Dje, këto dy vende nënshkruan marrëveshjen prej 1 miliard dollarësh, me të cilën parashihet që Rusia ta ndërtojë një central bërthamor të karburantit në Kinë.
XS
SM
MD
LG