Ndërlidhjet

Tbilisi: Opozita do ta bojkotojë Parlamentin


Blloku kryesor opozitar në Gjeorgji thotë se do ta bojkotojë punën e Parlamentit në shenjë proteste ndaj zgjedhjeve të së mërkurës, në të cilat partia e presidentit Mikhael Saakashvili fitoi bindshëm.

Lideri i Opozitës së Bashkuar, Levan Gachechiladze, po ashtu ka paraqitur planet për protestën kryesore në rrugë, të paraparë për të hënën, që është Dita e Pavarësisë së Gjeorgjisë.

Opozita ka akuzuar qeverinë për vjedhje të votave në zgjedhje.

Vëzhguesit nga OSBE-ja kanë thënë se votimi ishte i përshkruar me një numër problemesh, përfshirë edhe kërcënime, por se në këto zgjedhje ishte arritur përparim në krahasim me zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur më herët.
XS
SM
MD
LG