Ndërlidhjet

logo-print

Nepalezi 76 vjeçar pushton Mount Everestin


Një nepalez 76 vjeçar është ngjitur sot në majën e Maunt Everestit, duke u bërë kështu njeriu më i moshuar që ngjitet në malin më të lartë në botë.

Min Bahadur Sherchan u ngjit në majën e lartë 8.850 metra mëngjesin e sotëm bashkë me shoqëruesit e tij.

Zyrtari i Ministrisë së Turizmit të Nepalit, Ramesh Chetri, tha se rekordmeni i ri është një ish ushtar, i cili ka përvojë të gjatë në ngjitjet në lartësitë dhe merret me sport në mënyrë aktive.
XS
SM
MD
LG