Ndërlidhjet

Michel Suleiman u zgjodh president i Libanit


Parlamenti i Libanit e zgjodhi shefin e armatës, gjeneralin Michel Suleiman për president të vendit.

Hapi i sotëm shihet si përpjekje për të ringjallur institucionet e shtetit pas paralizimit 18 muajsh të shkaktuar nga mosmarrëveshjet ndërmjet kabinetit qeveritar, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, dhe opozitës së kryesuar nga Hezbollahu.

Tensionet që shpërthyen në përleshje të rrugëve në fillim të këtij muaji, bënë që luftëtarët e prirë nga Hezbollahu të pushtojnë Bejrutin qendror dhe të përzënë besnikët e qeverisë.
XS
SM
MD
LG