Ndërlidhjet

Tibetianët po humbin besimin tek bisedimet


Dalai Lama tha se tibetianët po e humbin besimin tek bisedimet me autoritetet kineze.

Udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve shpreson që Qeveria kineze të fillojë bisedime serioze me përfaqësuesit e tij për autonomi më të madhe për Tibetin.

Dalai Lama shtoi se tibetianët më radikalë, që kërkojnë përballje të dhunshme me Kinën, po shënojnë rritje si pasojë e humbjes së besimit tek negociatat me Pekinin.

Dalai Lama i bëri këto komente në një intervistë për "Financial Times", gjatë turneut të tij evropian.
XS
SM
MD
LG