Ndërlidhjet

Tbilisi: Opozita filloi protestat


Mijëra protestues të opozitës po marshojnë në rrugët e Tbilisit në shenjë kundërshtimi me rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Në zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji, partia e presidnetit Saakshvili fitoi 120 nga 150 vendet në Parlament.
Opozita akuzon autoritetet për shkelje dhe falsifikim të rezultatit të votimeve.

Zgjedhjet u mbajtën në kohën e raporteve të ashpërsuara me Rusinë, për shkak të rajoneve të Abkazisë dhe Osetisë Jugore. Këto dy rajone, me mbështetjen ruse, kërkojnë shkëputjen nga Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG