Ndërlidhjet

logo-print

OKB mbështet Gjeorgjinë rreth incidentit në Abkhazi


Kombet e Bashkuara mbështetën versionin e Gjeorgjisë rreth incidentit të muajit të kaluar, që tensionoi raportet e këtij vendi me Rusinë.

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, tha se raporti i OKB-së konkludon se Rusia është përgjegjëse, pasi ka qëlluar mbi aeroplanin gjeorgjian, në rajonin e Abkhazisë, më 20 prill.

Rusia i ka mohuar akuzat për cenim të hapësirës ajrore të Gjeorgjisë, duke thënë se aeroplanin e kanë qëlluar separatistët nga Abkhazia.

XS
SM
MD
LG