Ndërlidhjet

Kabul: Protesta kundër të shtënave ndaj Kuranit


Në Afganistan vazhduan protestat kundër të shtënave ndaj Kuranit, nga një ushtar amerikan në Irak.

Policia në krahinën Logar arrestoi dhjetëra protestues dhe i parandaloi në synimin për bllokimin e rrugëve kryesore. Ndërkohë, qindëra studentë protestuan në Mazar-i-Sharif.

Para dy javësh, në Bagdad, u zbulua një kopje e Kuranit me vrima nga plumbat në të. Presidenti amerikan George Bush ka premtuar se do të hetojë rreth ushtarit përgjegjës.
XS
SM
MD
LG