Ndërlidhjet

BE mban 2.500 paqëruajtësit në Bosnje


Bashkimi Evropian vendosi të mbajë 2.500 paqëruajtës në Bosnje, duke pasur parasysh shqetësimet se tensionet në Kosovë mund të shpërndahen në pjesë tjera të Ballkanit.

"Rajoni nuk është ende plotësisht stabil" tha ministri slloven i mbrojtjes Karl Erjavec, i cili kryesoi takimin e sotëm në Bruksel.

Në komunikatën nga takimi thuhet se "prania e BE-së do të mbes e tillë për aq kohë sa është e nevojshme".
XS
SM
MD
LG