Ndërlidhjet

Tbilis: Opozita proteston kundër presidentit


Dhjetëra mijëra persona protestuan në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilis, kundër presidentit Mikhael Saakashvili.

Agjencia Reuters tha se rreth 40 mijë veta u mblodhën para ndërtesës së parlamentit.

"Idea kryesore është që me popullin të vendoset për vazhdimin e rrugës për liri, zgjedhje të lira dhe drejtësi" tha Davit Gamkrelidze, njëri nga liderët e opozitës.

Zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar janë fituar nga partia në pushtet, por opozita thotë se ka pasur manipulime të rezultatit.

XS
SM
MD
LG