Ndërlidhjet

logo-print

Carter: Izraeli ka 150 armë atomike


Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, tha se Izraeli ka së paku 150 armë atomike.

Këto komente, zoti Carter i bëri në një konferencë për shtyp gjatë fundjavës, i pyetur lidhur me kërcënimin bërthamor nga Irani.

Ai gjatë përgjigjes së tij, këtë rrezik e përshkroi në kontekst, duke paraqitur listën e armatimit bërthamor në përmasa globale.

Gjerësisht besohej se Izraeli ka armatim bërthamor, por zyrtarët izraelitë kurrë nuk kanë pranuar ekzistencën e tyre, ndërsa këtë linjë, për vite të tëra, publikisht e kanë mbajtur edhe zyrtarët amerikanë.
XS
SM
MD
LG