Ndërlidhjet

Pekin: Bisedime për armët e Koresë Veriore


Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Veriore diskutojnë sot në Pekin rreth programeve bërthamore të Penjanit.

Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit Christopher Hill dhe zëvendës ministri i jashtëm koreano verior Kim Kye Guan do të zhvillojnë takime edhe me homologët nga Kina, Japonia dhe Koreja Jugore.

Koreja Veriore pati premtuar se do të kompletojë deklaratën rreth programeve bërthamore deri në fund të vitit të kaluar, në këmbim të koncesioneve politike dhe ekonomike.

XS
SM
MD
LG