Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-BE kritikojnë gjeneralët në Birmani


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikuan juntën ushtarake në Birmani rreth vazhdimit të arrestit shtëpiak për lideren e opozitës Aung San Kyi.

Presidenti amerikan George Bush tha se ishte "shumë i shqetësuar" nga vendimi dhe kërkoi që junta të lirojë të gjithë të burgosurit politik.

I dërguari i BE-së për Birmaninë Pierro Fassino tha se vendimi është "i pa pranueshëm dhe nuk mund të arsyetohet".

San Kyi është laureate e çmimit Nobel për paqe dhe shumicën e 18 viteve të fundit e ka kaluar në burg, apo në arrest shtëpiak.
XS
SM
MD
LG