Ndërlidhjet

Rupel: EULEKS vonohet për shkak të konsultave


Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel tha se vendosja e EULEKS-it po vonohet për shkak të konsultimeve ndërmjet Brukselit dhe Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, Bashkimi Evropian synon që EULEKS-i të shtrihet në të gjithë Kosovën e jo vetëm në jug.

"Nuk duhet as të trimërohet e as të lejohet ndarja e Kosovës" tha Rupel, në komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Ai vlerësoi se më herët është menduar se EULEKS-i do të zëvendësojë menjëherë UNMIK-un, por tha se "tranzicioni, përkatësisht 'rikonfigurimi' po merrë pak më shumë kohë se sa ishte planifikuar".

XS
SM
MD
LG