Ndërlidhjet

logo-print

Moska dhe Tbilisi do të diskutojnë për Abkazinë


Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili do të takohet javën e ardhshme me homologun rus Dmitry Medvedev, për të diskutuar rreth tensioneve në Abkazi.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve për një kohë të gjatë janë të acaruara për shkak të mbështetjes së Moskës për Abkazinë dhe Osetinë Jugore. Por, raportet u acaruan më shumë pasi Gjeorgjia akuzon Rusinë për rrëzimin e një aeroplani, muajin e kaluar në Abkazi.

OKB-ja vlerësoi se Rusia është përgjegjëse për rastin, derisa Gjeorgjia e cilësoi "akt agresioni".
XS
SM
MD
LG