Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Irani ka dështuar të bashkëpunojë me Agjencinë


Shtetet e Bashkuara thonë se refuzimi i Iranit që të përgjigjet në pyetjet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), lidhur me programin e tij atomik, është "shumë problematik" dhe u jep mbështetje dyshimeve se Teherani po synon prodhimin e bombës atomike.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, tha se Irani ka dështuar të bashkëpunojë plotësisht dhe në mënyrë trasnparente me Agjencinë dhe kjo ka ndikuar që Uashingtoni të konkludojë se Irani dëshiron ta ruajë mundësinë që të prodhojë koka bërthamore.

Ambasadori iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Soltanieh, tha se raporti i fundit i kësaj agjencie tregon se programi bërthamor i Iranit është paqësor.
XS
SM
MD
LG