Ndërlidhjet

logo-print

Senatori McCain synon reduktim dramatik të arsenalit atomik


Kandidati për president amerikan, republikani John McCain, ka propozuar fillimin e një dialogu të ri të Shteteve të Bashkuara me Rusinë dhe Kinën, me qëllim që të reduktohet numri i armatimit bërthamor dhe të ndalet zgjerimi i tij.

Gjatë një fjalimi në Denver, senatori McCain tha se nëse ai zgjedhet president në nëntor, atëherë ai do të synojë të punojë me Rusinë dhe Kinën për "reduktimin dramatik" të numrit të armatimit bërthamor në botë.

Kandidatët potencialë të Partisë Demokratike, Hillary Clinton dhe Barack Obama, më herët kanë ftuar që bota të lirohet nga armatimi bërthamor.
XS
SM
MD
LG