Ndërlidhjet

Indonezia tërhiqet nga OPEC-u


Indonezia paralajmëroi tërheqjen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Minerale, Purnomo Yusgiantoro, tha sot se Indonezia po tërhiqet, pasi tani konsumon më shumë naftë sesa eksporton.

Indonezia është i vetmi vend i Azisë Juglindore, anëtar i kartelit të naftës, që përbëhet prej 13 vendeve eksportuese.

XS
SM
MD
LG