Ndërlidhjet

Ki-moon: Të hetohen akuzat për keqtrajtime të fëmijëve


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se OKB-ja do t'i hetojë akuzat nga organizatat humanitare për fëmijë, se paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara janë të involvuar në keqtrajtimet seksuale të fëmijëve.

Në raportin më të ri të organizatës britanike, Save the Children, përshkruhet një varg i krimeve seksuale të kryera kundër fëmijëve nga paqeruajtësit dhe punëtorët ndërkombëtarë humanitarë.

Ky raport mbështetet në hulumtimet që janë bërë në Sudan, në Bregun e Fildisht dhe në Haiti.

Agjencia Associated Press njofton se keqtrajtimet ishin raportuar në misionet paqeruajtëse prej Bosnjës dhe në Kosovë e deri në Komboxhë, në Timorin Lindor, në Afrikën Perëndimore dhe në Kongo.
XS
SM
MD
LG